Një incident i vogël ka ndodhur pak para se të fillonte “Prime” i së martës në Big Brother VIP.
Divani në të cilin ishin ulur çifti Kejsi dhe Kristi i ka rrëzuar për shkak se iu thye këmba, duke shkaktuar shumë të qeshura mes publikut. Armaldo dhe Visi ishin ata të cilët e larguan menjëherë divanin.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që thyhen këmbët mbajtëse të divanit, pasi kohë më parë ka ndodhur po rasti i njëjtë me ish banoren Tean.












