Sot në mbrëmje do të shfaqet intervista e kryeministrit Edi Rama për RAI 3 me gazetarin Giorgio Mottola.
Lajmin e ka bërë vetë me dije kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se: “RAI3 Report bëri para disa javësh një reportazh që përzieu në të njëjtin kazan prodhimi i sherrit politik italian mbi pamjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me dritën e eksportimit të kanaleve të ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranas, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve”.
“Drejtori i programit “Raport” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike adreson personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Sonte në mbrëmje, shikon e gjykoni vetë, unë po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë. Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”, shkruan Rama












