Kursi i këmbimit mes Lekut dhe Euros është duke u përballur me luhatje të forta, të pazakonta.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Euro shënoi sot për herë të dytë nivelin më të ulët në raport me Lekun. Sot, 1 euro këmbehet mesatarisht me 99.65 lekë, ndërkohë që një ditë më parë këmbehej me 99.88 lekë, kurse të mërkurën mbi 100 lekë.
Kurse, dollari amerikan duket disi më stabël në raport me lekun edhe pse vijon në mënyrë konstante zhvlerësimi kundrejt monedhës sonë.
1 USD këmbehet sot me mesatarisht 89.92 lekë. Ndërkohë, ndryshe nga Euro dhe USD, Paundi Britanik ka fituar pikë ndaj Lekut duke u këmbyer sot me 118.54 lekë.












