Prej ditësh, tashmë çifti më i famshëm i momentit, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, janë distancuar prej njëri tjetrit.
Situata mori përmasa të mëdha duke u komentuar edhe si dhunë gjatë spektaklit të kaluar, duke bërë që ata të jenë të ftohtë ndaj njëri tjetrit edhe pse ne disa raste provuan të sqarohen. Gjendja e tij e ka penguar jo pak Kiarën, e cila këtë pakënaqësi e foli sërish me këngëtarin duke i thënë madje se i duket “si fëmijë”.
“Për çfarë u mërzite, hiqe pjesë time je mërzitë me ndonjë gjë tjetër apo nuk e flet dot, qyqja qesh more burrë je bërë sikur të kanë rënë një mijë halle në kokë, mos u bë si fëmijë nuk ta them më vazhdo të qëndrosh ashtu, çfarë të them unë”, i tha Kiara-Luizit.












