Gramshi është goditur sot nga një stuhi e furishme breshëri e cila zgjati për më shumë se 40 minuta dhe si pasojë ka sjellë dëme të mëdha duke në bujqësi.
Dëmet më të konsiderueshme janë regjistruar në fshatin Rovje ku breshëri ka shkatërruar gjithçka në prodhimet bujqësore. Sipas informacioneve të para nga banorët ndryshimi i motit ishte i beftë brenda 20 minutave, duke bërë që sasia breshrit dhe kohëzgjatja e stuhisë të sjellë dëme në bujqësi dhe sidomos në vreshtari.
Institucionet të pushtetit lokal bëjnë me dije se një grup pune do të ngrihet për të verifikuar në terren dëmet e shkaktuara.












