Ditët e fundit, Sllovenia është përfshirë nga stuhi dhe reshje shiu. Më kalimin në frontit e ftohtë, pasditen e djeshme në Slloveni janë parë dhe flokë dëbore, raportojnë mediat vendase.
Ky fenomen ka befasuar të gjithë pasi i gjithë Mesdheu po “përvëlohet” me temperatura ekstremisht të larta kurse në Alpet e Sllovenisë ndodh e kundërta pasi ka rënë dëborë në “mes të korrikut”.
“Ulja e temperaturave na solli jo vetëm stuhitë e shumta me të cilat u përballëm ditët e fundit, por edhe disa fjolla bore në malësi. Kamera në Kredaricë ka regjistruar një shi të shkurtër bore. Aktualisht është 1°C në stacionin më të lartë meteorologjik”, ka shkruar Arso.












