Kryeministri Edi Rama ditën e enjte do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste për të shpallur emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Në mediat po “zien” emri i Belinda Balluku, e cila sipas thashethemeve, pritet të marrë “postin” e Kryetares së Kuvendit.
Gjithashtu, Elisa Spiropali, aktualisht Kryetare Kuvendi, pritet të emërohet Ministre e Jashtme.
Pa dyshim që surpriza e madhe pritet të jetë Vlora Hyseni, e cila mund të marrë “çelësat” e Ministrisë së Brendshme.
》Burime nga “Albeu.com” kanë zbuluar përbërjen e re të Qeverisë “Rama 4”:
Kryetare Kuvendi – Belinda Balluku
Zv/Kryeminister – Adea Pirdeni
M.Jashtëm – Elisa Spiropali
M.Mbrojtje- Pirro Vengu
M.Brendshëm – Vlora Hyseni
M.Drejtësisë – Elira Kokona
M.Financës – Genti Gazheli
M.Infrastrukturës – Klevis Jahaj
M.Bujqësisë – Bledi Çuçi
M.Turizmit – Ervin Demo
M.Arsimit – Arbi Mazniku
M.Kulturës- Besiana Kadare
M.Antikorrupsion – Albana Koçiu
M.Ekonomisë – Delina Ibrahimaj
M.Dixhitalizimit – Mirlinda Kacinaj
M.Diasporës – Romina Kuko
Ministër i Shëndetësisë: ? (Një eksperte nga jashtë Shqipërisë)
Vlen të theksojmë që këto emra janë bërë publike nga mediat dhe gjithçka mbetet në kuadër të thashethemeve pasi “vulën” finale e jep Edi Rama me 11 shtator.












