Ka përfunduar numërimi në Vaun e Dejës, ku fitues është shpallur Kristian Shkreli.
Shkreli i Partisë Socialiste ka fituar bashkinë e Vaut të Dejës me 7.581 vota, i ndjekur nga Zef Hila i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 5204 vta.
Ndryshe nga Sali Berisha qe ka kundershtuar zgjedhjet, kandidati demokrat Hila ka treguar një shembull qytetarie, pasi ëshë shpallur fituesi ai ka uruar kundërshtarin duke i thënë “të shkoftë mbarë”.
“Kjo është një garë dhe normalisht dikush do fitoj. Unë të uroj me gjithë shpirt. Fushata ka qene e qete, numërimi shkoi shumë shumë normal dhe normal njeri do të fitojë. Të shkoftë mbarë”, i ka thënë ai duke marrë shumë ovacione nga mbështetësit.












