Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste se Shqipëria kaloi 3 furtuna, tërmetin, pandeminë dhe krizën e çmimeve që erdhi fill pas fillimit të luftës në Ukrainë vetëm falë gatishmërisë së Partisë Socialiste.
Sipas Rames, nëse këto ngjarje do të ndodhnin para 10 vitesh do ta gjenin vendin të papërgatitur dhe do te ndodhte nje 97′ e dytë.
“Pa asnjë ekzagjerim do të ishte e ngjashme me humnerën e vitit 1997, por fatmirësisht dhe vetëm, falë PS-së, të tre furtunat dërmuese na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e thjeshtë të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve të tij, por ama nuk i lë vetëm kurrë në momentet e vështirësive të mëdha” – u shpreh Rama.












