Kiara ka paralajmëruar Luzin të cilit i ka thënë që mos përdorë emrin e saj për t’u hakmarrë ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë së Big Brotherit. Mirëpo këngëtari jo vetëm që nuk ra dakort por u shpreh se do të marrë hak edhe pas daljes nga shtëpia pasi ai nuk i harron gjërat.
Gjatë bisedës me Kiarën, Luizi përmendi një rast ku njëri prej banorëve i cili nuk është më pjesë shtëpisë i ka thënë një fjalë shumë të rëndë moderatores, situatë që sipas tij ka ndodhur rreth dy muaj më parë.
“Të është thënë një fjalë nga një banor që nuk është më këtu. Fjalë shumë e rëndë që më ka prekur dhe ka më shumë se dy muaj. Kur të dal jashtë do e kthej përgjigjen. Dua të tregoj që unë nuk harroj”– u shpreh Luizi. Kujtojmë se rasti për të cilin, Luzi po fliste ka të bëjë me një debat të ashpër që këngëtari pati me ish-banorin, Amosin ku ky i fundit ofendoi rëndë Kiarën duke e quajtur “putanë”.












