Gjigandi spanjoll i Hotelerisë, grupi Melia tashmë është vendosur në Shqipëri dhe pret një bum të madh turistësh të huaj.
Gabriel Escarrer, CEO i Melia Group, në një intervistë për El Pais në Spanjë ka deklaruar se grupi ka shumë projekte në Shqipëri.
“Do të arrijmë në 1600 dhoma brenda vitit 2026” tha ai.
“Shifrat që ne prisnim në vitin e tretë, do të realizohen që në vitin e parë”, theksoi Escarrer. Dhe Spanja do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në këtë si treg emetues falë marrëveshjes së nënshkruar midis Meliá dhe W2M, operatori turistik i Iberostar, i cili ka mbajtur një të tretën e dhomave në Meliá Durres për t’i shitur ato në Spanjë dhe Portugali”, tha ai.












