Don Phenom është rikthyer në vëmendje të publikut së fundmi në një intervistë për emisionin “Lancio” në Top Albania Radio.
Lidhur me planet e tij muzikore, ai u shpreh: “Do të dalë një videoklip tjetër, një super bashkëpunim”.
Dy fjalë kishte edhe për Luizin, duke thënë: “Luizi është tipik shkodran me batutat e veta. Në çdo lagje i kemi të paktën 5 Luiza. Është vetë qyteti…”
Reperi nuk e hodhi poshtë mundësinë edhe të një bashkëpunimi më patriotin e tij, Luiz Ejllin: “Të shohim… Nuk i dihet”.












