Biznesmeni kosovar, Fisnik Syla ka bërë premtimin e madh gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Syla ka thënë se do t’i dhurojë banorit të Big Brother 100 mijë euro, nëse nuk i japin çmimin e madh. Ai thotë se dhurimin e lekëve do ta bëjë publike.
“LUIZ KINGU! Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë du me i dhon 100.000 Euro Luizit. Do e bëj edhe publike”, shkruan biznesmeni nga Kosova. Ndonëse këto ditë nuk kanë qenë të lehta për Sylën, pas akuzave të këngëtares Fjolla Morina, por ai sërish iu është përgjigjur ndjekësve të tij në Instagram.












