E dhimbshme por e vërtetë, Shqipëria po i largohet familjes tradicionale dhe duke shkuar drejt individualizmit perëndimor.
Të dhënat e fundit të “Censit” tregojnë se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë të moshuar (mbi 60 vjeç) jetonin të vetmuar në familje.
Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e popullsisë, 88.1% jetonin në Njësi Familje përbërje tradicionale të bërthamave familjare (fëmijë, bashkëshort, bashkëjetues dhe prindër).
Nga pjesa tjetër e popullsisë (11.9%), 7.6% e tyre deklaruan se nuk kishin lidhje familjare dhe 4.3% e popullsisë jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62.5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).
Bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2 për qind, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5 për qind, ndërkaq prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3 për qind të tyre.












