Rresidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh që lidhen me drejtimin dhe gradat në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Arsen Burhan Mullaj do të jetë Komandanti i ri i Forcës Detare të Shqipërisë. Vendimi është marrë këtë të premte, datë 16 Janar 2026, me Dekret të Presidentit të Republikës dhe propozim të ministrit Pirro Vengu.
Zyra e Bajram Begaj njofton se me propozim të ministrit të Mbrojtjes, ka bërë lirimin nga detyra e Komandantit të Forcës Detare, të Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra dhe postin e tij e ka marrë Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj.
“Në mbështetje të nenit 93, nenit 169, pika 3 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 29.10.2025, DEKRETOJ: Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra lirohet nga detyra “Komandant i Forcës Detare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.













