Pavarësisht se opozita kërkon “shkrirjen”, Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri.
Bordi i ngritur nga Kryeministri Edi Rama reagon sërish duke vendosur çmimet e reja: Nafta nga sot do të kushtojë 187 lekë/litër, kurse benzina do të shitet 185 lekë/litri, ndërsa gazi 75 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 23 mars ora 18:00 pasdite, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit që është ngritur nga Qeveria Rama për të mos lejuar abuzimet me çmimet.












