Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Bordin e Karburanteve, i cili u vendos pas nisjes së konfliktit të armatosur në Ukrainë vitin e kaluar, duke sjellë edhe shtrenjtimin e çmimit të karburanteve në vend.
Më herët në Gjykatën Kushtetuese, të dërguarit nga Autoriteti i Konkurrencës, MFE dhe MIE mbrojtën VKM e krijimit të Bordit të Transparencës së çmimeve të hidrokarbureve me justifikimin se u kushtëzuan nga rritja e çmimeve në mbarë botën të lëndëve djegëse dhe gjykuan si të arsyeshme kontrollin e çmimeve të tyre për Shqipërinë pasi mund të arrinin shifra rekord.
Më 22 shkurt, trupa e Gjykatës kushtetuese vlerësoi si të papajtueshëm me ligjet e vendit ngritjen e Bordit për Caktimin e Disa Kategori Ushqimesh duke vendosur shkrirjen e tij.












