Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ai ishte kandidati i Partisë Demokratike të përfaqësuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj. Mësohet se bashkë me të janë tërhequr nga gara edhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak të propozuar nga PD.
“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin”, njofton Gjata.












