Friday, May 8, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

E paralajmëroi Rama, ja ndryshimi i nenit për pezullimin e një ministri…

by Rilindje
10/02/2026
in EDI RAMA
E paralajmëroi Rama, ja ndryshimi i nenit për pezullimin e një ministri…

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë nëse kërkesa e SPAK-ut për pezullimin e Belinda Ballukut ishte ndërhyrje në punët e ekzekutivit.

Ndryshimet ligjore e më konkretisht të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Rama duket se ia ka besuar ministrit të Drejtësisë, Besford Lamallari.

Por fillimisht le të shikojmë se çfarë parashikon neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të cilin e përdori për herë të parë SPAK, kur kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut nga postet që mbante.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

Mësohet se ndryshimet e pritshme të këtij neni parashikojnë moslejimin e pezullimit nga detyra të të gjithë funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë nga kushtetuta.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

Me këtë ndryshim mazhoranca synon ti japë fund debatit sa politik dhe juridik nëse SPAK e më pas me miratimin e GJKKO ndërhynë në kompetencat e qeverisë.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…

05/05/2026
Takimi me të rinjtë/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në shkollat e Shqipërisë…
EDI RAMA

Takimi me të rinjtë/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në shkollat e Shqipërisë…

05/05/2026
Rama tregon LAJMIN E MIRË: Në Qershor rritje pagash për…
EDI RAMA

Rama tregon LAJMIN E MIRË: Në Qershor rritje pagash për…

03/05/2026
“Kinezët i kanë vënë syrin Shqipërisë”/ Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës…
EDI RAMA

Marrëveshja me SHBA, Rama jep SUPER LAJMIN: Do të furnizohemi me…

03/05/2026
E bujshme/ Në mesin e 48 udhëheqësve në botë, kryeministri Rama niset sot drejt…
EDI RAMA

E bujshme/ Në mesin e 48 udhëheqësve në botë, kryeministri Rama niset sot drejt…

03/05/2026
“Jemi shumë afër”/ Rama jep LAJMIN E MIRË që ka marrë: BE-ja kërkon…
EDI RAMA

Rama jep LAJMIN E MIRË për Shqiptarët: Këto ditë do të marrim nga BE-ja…

02/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Merr fund trafiku kaotik! Që në mëngjes vjen super lajmi për bypass-in e Elbasanit
AKTUALITET

Merr fund trafiku kaotik! Që në mëngjes vjen super lajmi për bypass-in e Elbasanit

08/05/2026
Merret vendimi/ Ilir Meta dënohet pas intervistës “live” nga burgu
POLITIKË

Ilir Meta kërkon lirim nga qelia/ Pas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë…

07/05/2026
E FUNDIT/ Taulant Balla jep lajmin e trishtë! Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar
AKTUALITET

E FUNDIT/ Taulant Balla jep lajmin e trishtë! Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar

07/05/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…

07/05/2026
Rebelim i socialistëve? Deputetë të mazhorancës i bashkohen Elisa Spiropalit, lënë…
POLITIKË

Rebelim i socialistëve? Deputetë të mazhorancës i bashkohen Elisa Spiropalit, lënë…

07/05/2026
Lajm i Fundit/ Bordi vendos ÇMIMET e reja të Naftës dhe Benzinës: Sa kushtojnë…
AKTUALITET

Lajm i Fundit/ Bordi vendos ÇMIMET e reja të Naftës dhe Benzinës: Sa kushtojnë…

07/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!