Teksa dhe pak ditë na ndajnë nga data 6 maj, finalja e madhe e Big Brother VIP, banorët kanë nisur të bisedojnë për planet pas daljes nga shtëpia. Luizi tha se sapo të dalë do takoi Kiarën, më pas do takoi dy gra që i kanë thënë atij se nëse futet në Big Brother do dali fitues.
“Kam për të takuar nja dy gra tek lagjia, një që është tek marketi dhe pastruesen e shkallëve. Të dyja më kanë thënë që po hyre ti atje, do e fitosh. Isha duke i ngacmuar gjithë kohës, duke qeshur me lot ato dy gra. Ato të dyja dua t’i takoj”, u shpreh Luizi.
Ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër dhe do vizitojë varrin e të atit. Duke biseduar me Efin dhe Kristin, ai tha se më pas do takoi mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashkë do vijnë në Tiranë. Në korrik, tha ai do shkojë në Antalya me Kiarën, ndërsa në tetor ata do shkojnë në Maldive.












