Thursday, August 20, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re aktorja shqiptare, figura e dashur e televizionit shqiptar

by Rilindje
20/08/2026
in AKTUALITET
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit, kinematografisë dhe televizionit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun veçanërisht gjatë viteve ’70 dhe ’80.

Çeliku u përfshi në botën e kinematografisë dhe spektaklit pothuajse rastësisht. Edhe pse nuk kishte ndjekur një formim profesional për aktrim, ajo tërhoqi vëmendjen e regjisorëve falë pamjes, buzëqeshjes, natyrshmërisë dhe mënyrës së saj të komunikimit.

Rezana Çeliku

Më herët, ajo ishte shfaqur edhe si prezantuese e disa festivaleve rinore në Televizionin Shqiptar. Gjatë karrierës së saj në kinematografi, Rezana Çeliku interpretoi në disa produksione të njohura të asaj periudhe. Ndër rolet më të spikatura ishte ai i një partizaneje në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, si dhe roli i mësueses në filmin “Shokë të një skuadre”.

Në vitin 1989, ajo u shfaq në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një vajze çapkënne që mbante dy lidhje paralele. Personazhi i saj, i përfshirë në një marrëdhënie me një djalë më të ri, ishte një rol jo i zakonshëm për kohën e komunizmit dhe ngjalli diskutime te publiku. Ky do të ishte edhe interpretimi i saj i fundit në kinematografi.

Rezana Çeliku

Pas largimit nga aktrimi dhe nga puna si mësuese në zonat rurale të Tiranës, Çeliku vijoi studimet dhe u diplomua në Ekonomi dhe Juridik. Më pas ndërtoi një karrierë në administratën publike, ku për vite me radhë punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës. Me ndarjen e saj nga jeta, arti dhe televizioni shqiptar humbasin një tjetër emër të një brezi që la gjurmë në ekran dhe në kujtesën e publikut.

Tags: aktorja shqiptarenderron jetevdes

NGA KATEGORIA

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…
AKTUALITET

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…

20/08/2026
Kur merr fund i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Sinoptikantia tregon çfarë do të ndodhë…
AKTUALITET

Keni planifikuar plazh në fund të Gushtit? Sinoptikania tregon surprizat e motit…

20/08/2026
Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Çfarë u zbulua në Vlorë…
AKTUALITET

Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Çfarë u zbulua në Vlorë…

20/08/2026
Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…
AKTUALITET

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…

19/08/2026
Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…
AKTUALITET

Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…

19/08/2026
Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…

19/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…
AKTUALITET

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…

20/08/2026
Kur merr fund i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Sinoptikantia tregon çfarë do të ndodhë…
AKTUALITET

Keni planifikuar plazh në fund të Gushtit? Sinoptikania tregon surprizat e motit…

20/08/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re aktorja shqiptare, figura e dashur e televizionit shqiptar

20/08/2026
Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…
TË TJERA

Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…

20/08/2026
“Ndëshkime të rënda”/ Ambasada e SHBA ultimatum Shqiptarëve: Nuk do merrni vizën, nëse…
BOTA

“Ndëshkime të rënda”/ Ambasada e SHBA ultimatum Shqiptarëve: Nuk do merrni vizën, nëse…

20/08/2026
Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…
TË TJERA

Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…

20/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!