Edi Rama nderoi sot, gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus Soder me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike.
Rama i dorëzoi Kryeministrit bavarez Markus Söder, Medaljen e Mirënjohjes, në zyrën e tij në Kryeministri.
“Ky është një simbol shumë i rëndësishëm për ne. Është Ylli i Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, i cili mori nga një prej papëve titullin “Atleti i Krishtit”, i cili luftoi për vite e vite me radhë për të mbrojtur vendin tonë. Kjo u jepet, jo vetëm njerëzve shumë të rëndësishëm, por edhe njerëzve, të cilët janë në një farë mënyre shumë të lidhur me këtë vend. Natyrisht, lidhja juaj vjen për gjithçka vendi juaj ka bërë për vendin tonë, sidomos në mbështetje të integrimit tonë europian” – u shpreh Rama.












