Fjala e ministres Elisa Spiropali, është pritur me duartrokitje ironike nga deputetët e opozitës, në momentin që ajo deklaroi se socialistët nuk kompleksohen dot për raportin që kanë me drejtësinë.
Spiropali tha se askush nuk mund të hedhë baltë mbi Edi Ramën, i cili nuk e ka përdorur drejtësinë si hanxhar për armiqtë e tij politikë.
“Nëse ka një çështje që nuk na kompleksoni dot është raporti ynë me drejtësinë, nëse doni që tju marr shembuj të pafund të raportit tonë me drejtësinë… qetësohu, qetësohu, mos thuaj gjëra qesharake. Ju jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur, kryeministri Edi Rama nuk e përdor si armë drejtësinë, por lë institucionet që të bëjnë punën e tyre. Nuk ka asnjë gojë, dhe asnjë argument që mund ta bëjë atë pis (Edi Ramën) në raport me drejtësinë”, tha Spiropali.












