Pas largimit të Marjan Ndërshtiqaj si drejtor rajonal i shërbimit të transportit rrugor është mësuar emri që do ta zëvendësojë në këtë post të rëndësishëm.
Sipas burimeve mediatike, pritet që të emërohet Gert Haka si drejtori i ri i shërbimit të transportit rrugor. Haka është djali i ish drejtores të arsimit në Shkodër Afërdita Çoku Haka i cili do të emërohet si drejtor rajonal në atë post.
Këto ditë pritet që të bëhet edhe prezantimi zyrtar i Gert Hakës si drejtues i ri. Ndërkohë në ditët në vazhdim pritet që të ketë edhe lëvizje të tjera në radhët e drejtorive rajonale të PS.
Edita Shoshi është drejtorja rajonale e AKU ndërsa një tjetër lëvizje ishte ajo e Sara Gjurgjej në drejtim të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor e cila zëvendësoi Jetmir Lumaj.
Tashmë pas kësaj lëvizje të Ndërshtiqaj dhe emërimit të Hakaj që pritet këto ditë, do vijojnë të tjera ndryshime në radhët e drejtorive të PS.












