Banorët e “Big Brother VIP” në Shqipëri mbrëmjen e djeshme kanë marrë përshëndetje nga fansat e tyre, të cilat janë shfaqur në ekran, dhe i kanë falenderuar ata mbrapsht për mbështetjen.
Ndër mesazhet e shumta përshëndetëse, bie në sy një i dërguar për Luizin nga shqiptarët që jetojnë në Angli. Të njohur si “Çunat e Londrës”, ata kanë përshëndetur banorin dhe kanë treguar se e ndjekin në çdo orë të ditës. Mirëpo, kjo duket e u ka prishur disi punë pasi kanë harruar të kujdesen për “lulet” (kanabisin që rritet me ane te llampave).
Në përshëndetjen e tyre shkruhej: “Na u dogjën lulet o vëlla, duke të ndjekur ty 24 orë. Të përshëndesim nga Londra.”
Ky mesazh shkaktoi të qeshura te banorët dhe Luizi nuk mund të mos e jepte përgjigjen e tij me humor, teksa i falenderoi për mbështetjen. “Po mirë mo burrë, fiki llampat kajher”.












