Kryeministri Edi Rama, tha se largimi i Erion Braçes nga Partia Socialiste është diçka e pamundur. Duke e cilësuar si institucion në Partinë Socialiste, Edi Rama iu kthye gazetarëve, duke i kërkuar me ironi që “të hanin mjaltë para se të flisnin për Erion Braçen”.
“Është institucion në PS dhe është në të drejtën e tij që të thotë çfarë i do e bardha zemër se e ka zemrën e bardhë. Ua kam thënë edhe kolegëve tuaj që para se të flisni për Erion Braçen hani një lugë mjaltë”, tha Rama.
Ish-zv/kryeministri, Erion Braçe i vetmi zë opozitar në Partinë Socialiste, me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me rrëzimin e amendamentit të tij që propozoi në Kuvend.