Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën e mbledhjes së Parlamentit të ri të Legjislaturës së XI, i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Më 12 shtator, e premte (ora 10:00) do të jetë seanca e parë ku deputetët do të mblidhen në Kuvendin e ri i cili do të çelë sezonin e parë.
Kujtojmë që më 11 shtator, kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste do të bëjë publike emrat e kabinetit të ri qeveritar e cila si kurrë më parë në 35 vite demokraci ka marrë “bekimin” e shqiptarëve për të qeverisur 4 mandate radhazi.












