Zhvillime të rëndësishme pritet të sjellë vjeshta në Selinë Rozë, ndërkohë që ‘ethet’ e ndryshimeve në kabinetin qeveritar janë gjithnjë e më të pranishme. Asambleja kombëtare e PS do të mblidhet më datë 4 shtator.
Në konferencën e pak ditëve më parë Rama la të hapur mundësinë e riformatimit të qeverisë, e megjithatë duhet të presim Asamblenë e PS-së.
“Prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së PS vjen shpejt” deklaroi Rama më 25 gusht 2023. Në Asamblenë Kombëtare punimet e së cilës do të nisin në orën 16:30, tek kompleksi “Xibraku” në Tiranë
Në Asamblenë e 26 korrikut, Damian Gjiknuri u shkarkua nga posti i sekretarit të përgjithshëm të PS-së dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS u komandua Blendi Klosi. Bledi Çuçi i cili u shkarkua nga detyra e ministrit të Brendshëm u caktua kreu i ri i grupit parlamentar të PS-së, në vend të Taulant Ballës. Ky i fundit u emërua në postin e ministrit të Brendshëm të lënë bosh nga Bledi Çuçi.











