Anëtarët socialistë të Asamblesë Kombëtare, e mërkura do t’i gjejë para Edi Ramës, i cili ka vendosur t’i mbledhë në kryeqytet në orën 17:30.
Ashtu si pas çdo procesi zgjedhor, Edi Rama kërkon të bëjë një analizë të thelluar, por dhe të përcaktojë përgjegjësitë që vijnë bashkë me fitoren.
Analiza do të përfshijë çdo kryebashkiak dhe drejtues qarku. Këta të fundit nuk përjashtohen nga ndonjë ndryshim i mundshëm. Zhvillimi i kësaj asambleje e gjen grupin parlamentar të PS pa kryetar, ç’ka shton mundësinë që emrin e ri, Edi Rama ta lançojë në këtë takim.
Dy ditë më pas, Edi Rama do të rrisë “ethet” për kabinetin qeveritar, të cilët do t’i mbledhë në qytetin e Tepelenës. Një mbledhje me dyer të mbyllura, ku ekziston mundësia e ndryshimeve të shumëpërfolura në qeveri, ose të një analize të qartë për një hap të tillë në shtator.












