Dy punonjës policie, Elson Rasha dhe Fabjola Tula kanë gjetur këtë të martë një portofol në plazhin e Shëngjinit dhe ia kanë dorëzuar pronares.
Gjatë patrullimit me biçikleta në Shëngjin, ata kanë gjetur në tokë kuletën me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro. Menjëherë, ata kanë njoftuar sallën operative por nuk kishte asnjë telefonatë për një portofolo të humbur.
Në këto kushte, Rasha dhe Tula kanë hapur portofolin për të kërkuar një mjet identifikimi, me anë të të cilit u bë i mundur dorëzimi te e zonja e portofolit pas disa orësh kërkimi. E zonja e portofolit ka falenderuar dy punonjësit e policisë për korrektësinë dhe gjestin e tyre human.












