Edi Rama ka çelur sezonin e dytë të podkastit ku te ftuarit e kryeministrit ishin treshja e kampionëve: Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho rrëfeu emocionet e tij pas suksesit te kuqezinjve në këtë fazë të eliminatoreve të kampionatit Evropian, ku Shqipëria ndodhet aktualisht në krye të grupit. Ndër të tjera, Silvinjo ka rrëfyer për pritshmëritë e tij ndaj kombëtares por edhe shqetesimet e ndonje demtimi te mundshem.
“Jemi të vetëdijshëm që po ecim mirë dhe kur bëhet fjalë për këtë, sigurisht që protagonistët janë lojtarët. Të gjithë kemi kaluar nëpër rrugën tonë si lojtarë dhe aty produkti është i mirë. Janë lojtarë shumë të fortë, janë të mirë, menaxhimi është i mirë. Kemi tri finale, kemi tri finale. Prandaj është i bukur futbolli, për të gjitha këto. Një grup i vështirë, i ekuilibruar, megjithatë, e kemi arritur pjesën e parë të objektivit një kuptim. Kualifikimi vetëm nga ne. Ajo çfarë me shqetëson është që në kombëtare është gjithnjë e vështirë, pasi lojtaret vijnë nga shumë skuadra dhe i frikesohem ndonje dëmtimi. Do i shohim sërish pas 30 ditësh dhe nëse gjërat shkojnë mirë me të gjithë, do të rinisim në tetor të gjithë së bashku”, tha Silvinjo.