Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama pas deklaratave se çështja “Beleri” është në dorën e drejtësisë.
“Askund në regjistrimet e paligjshme nuk shfaqem duke dhënë para apo të pranoj të jap para për të blerë vota. Po pengohem të betohem si kryetar bashkie sepse prokurori përdori një dokument të falsifikuar të gjoja dënimit tim në të shkuarën.
Si kandidat për kryetar bashkie më arrestojnë teksa pija kafe me miqtë e mi dhe ky quhet arrestim në flagrancë. Gjyqtarët që nisën procedimin ndaj meje dhe vendosën paraburgimin tim janë të gjithë ish-zyrtarë apo miq të afërt me Partinë Socialiste Shqiptare” tha Beleri.












