Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Korça bëri me dije se shumë shpejt do të trajtohet problemi i banimit për efektivët e policisë që kanë familjen ndryshe nga qyteti ku punojnë.
Balla tha se do hapen aplikimet për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do tu jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë.
“Unë do të kujdesem për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të policisë, nga përmirësimin e kushteve financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja. Nga neser do te fillojmë të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen dhe gjithashtu do të hapim rrugën e aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do tu jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë. Kriteret do të bëhen publike në ditët në vijim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë“, tha Balla.












