Policia do vëzhgojë çdo person që lëviz dhe qarkullon në afërsi të godinave të shkollave, me qëllim rritjen e sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët.
Kontingjent të shitjes së lëndëve narkotike me doza, janë objektivi i parë i policëve që stacionohen cdo mëngjes pranë shkollave.
Në Paketën e Sigurisë në Shkolla, e cila sipas burimeve pranë Ministrisë së Brendshme është akoma në fazën e draftimit janë edhe “pastrimi” i tabakinove apo kioskave në një rreze rreth 50 metra rreth shkollave.
Tabakinot dhe kioskat në të shkuarën kanë qenë jo pak herë burimi jo vetëm i alkoolit dhe duhanit, por edhe i lëndëve narkotike.
Ndërkohë, policia, kur ka dyshime, mund të ndërhyjë për kontroll edhe në biznese që janë në afërsi, me synim kapjen e rasteve të shitjes së narkotikëve.












