Gazetari Flogert Muça tha në “Euronews Albania” se Sali Berisha po këmbëngul në çdo deklaratë të tij për të mos e njohur drejtësinë e re.
Sipas Flogert Muça arsyeja e Sali Berishës për të mos njohur drejtësinë e re është se ajo mund të prekë familjen e tij dhe këtë gjë do ta shikojmë në dy tre muajt ne vijim.
“Sali Berisha është i sinqertë, në mosnjohjen e sistemit të ri të drejtësisë. Ai përdor çdo lloj çështje të mundshme, edhe Fredi Belerin, duke i hedhur benzinë një zjarri që nuk djeg Edi Ramën, por Shqipërinë, pasi halli i doktorit është se nuk duhet të legjitimohet SPAK dhe drejtësia e re. Ai e ka hallin te familja e tij, jo politike, por biologjike. Këtë do e shikojmë në dy apo tre muajt e ardhshëm. Edhe për aleatin e tij të ngushtë Ilir Metën”,-tha Flogert Muça.












