Gati gjysma e Tiranës është përballur paratene e së mërkurës me mungesë të energjisë elektrike.
Në njemë reagim per publikun, OSHEE njofton se shkak e ndërprerjes janë bëre flakët në nenstacionin e ish-Uzines së Autotraktoreve në Shkozë.
“Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora. Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së vecantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative. Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë“, thuhet në njoftimin e OSHEE.












