Dori ka folur për lojën e bashkëshortes së tij, Olta Gixharit, në emisionin “E diell”. Në një lidhje telefonike, Ervin Kurti i tha se shumë njerëz mendojnë që nuk e ka shkruar letrën për Oltën. Më tej Dori u pyet se si i është dukur loja e Oltës në Big Brother.
“Kam qenë pak i mërzitur në fillimet e saja pasi për çështje të situatës u ndodh në një pjesë që do dilte keq me se s’bën. Pasi u bë si një tip hakmarrje mes dy gocave dhe njëri do dilte keq. Nga ai moment i mori loja mbrapsht, por e ka rikuperuar”, tha ai.
Bashkëshorti i Olta Gixharit u ndal dhe te Luizi teksa tha se ai në atë lojë është perfekt.
“Luizi në atë lojë është perfekt, nuk ke ça t’i thuash”, tha bashkeshorti Oltës.












