Duke iu referuar buxhetit 2024, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se garantohet dhe përfundimi i 30 shkollave të reja në rang vendi.
Rama theksoi se nga ky buxhet do të bëhet e mundur dhe hapja e kantiereve të reja të ndërtimit për më shumë shkolla. Ndërkaq, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se nga janari i këtij viti, janë realizuar mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale, ku 12,303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë.
“Krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, me rritjen e buxhetit të vitit 2024 do të vijojë mbulimi 100% i pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët përfitojnë falas pranë vendbanimit” – shkruan Koçiu.