Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe i biri, Zaho ndodhet në stadiumin ‘Air Albania’ ku po ndjek nga afër ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe.
I pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” kryeministri Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për Kombëtaren, e cila synon për të marrë një fitore dhe për të ruajtur vendin e parë në grup.
Por ndryshe nga ndeshja me Poloninë, këtë herë pranë kryeministrit Rama ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Kujtojmë se kryeministri deklaroi pak ditë më parë se në stadium shkon me familjen për të shijuar futbollin, duke iu referuar faktit që nuk takoi homologun e tij nga Kosova, Albin Kurtin. Ndërkohë, sot nuk dihet nëse Kurti është në stadium.