Një aksident tragjik ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën 18-vjeçari Arlis Troplini.
I riu mori plagë të rënda në aksidenti dhe nuk mundi të mbijetonte duke ndëruar jetë në spital. I ndieri ishte djali i biznesmenit të njohur Fatos Troplini, pronar i disa bizneseve në Durrës. Arlis Troplini studionte në një universitet privat në Tiranë dhe lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur miq dhe të afërm, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas. Materialet i kaluan Prokurorisë” njofton policia e Tiranës.












