Pas dy ditësh heshtje, më në fund ka reaguar Sali Berisha për humbjen katastrofë që pësoi në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Kukës.
Për të justifikojë dështimin, Berisha vazhdon “zakonin e vjetër” madje ka zhvilluar imagjinatën duke deklaruar se socialistët kanë shpërndarë para me thasë për të blerë votën.
“Çfarëdo që të bënte kandidati i opozitës, ai kurrë nuk e realizonte dot fitoren. 2 mijë patronazhistë që janë të regjistruar në qarkun e Kukësit kanë tjetërsuar votën. Belinda Balluku dhe Taulant Balla kanë shpërndarë thasë me para, 1 javë resht. Dy mënyra ka për të blerë votën. Njëra është blerja e votës duke të marrë kartën që mos votosh. Mënyra e dytë është të blen votën, të thotë do shkosh të votosh për PS dhe merr pagesën. Me Edi Ramën unë garantoj çdo shqiptar që nuk do të ketë zgjedhje të lira”, tha Berisha, i cili po vazhdon “zakonin e vjetër” dhe “këngën” që e kemi dëgjuar tash dhe 10 vite me pretendimin se Edi Rama i ka vjedhur votat!
Tashmë është e qartë si “drita e diellit” dhe deputetët demokratë duhet ta largojnë Berishën i cili po e çon PD-në drejt “greminës” pasi edhe në vitin 2025 është e sigurt humbja.












