KAS rrëzon vendimin e Ilirjan Celibashit dhe i hap rrugë regjistrimit të PD në zgjedhjet e 14 majit.
Me 4 vota pro dhe vetëm një kundër, atë të Elvis Cefës, KAS pranuar që PD të regjistrohen në zgjedhje me specifikimin që dokumentet të firmosen sërish nga Enkelejd Alibeaj I cili të cilësohet jo si nën kryetar, por si kryetar I komanduar, apo si kryetar që po ushtron detyrën
Bashkë me vendimin e Celibashit për të mos regjistruar PD në zgjedhje, KAS rrëzoi sot edhe kërkesën e Sali Berishës, që pretendonte se mund të merrte të drejtën të regjistronte PD në emër të tij. Kështu PD, mund të regjistrohet në zgjedhje me kryetar në fletën e votimit Enkelejd Alibej.












