Ish-banorja e Big Brother, Kiara Tito ka vendosur të ndërmarrë hapjen e një profili të ri që i përket këngëtarit Luiz Ejllit.
Sipas moderatores, ka qenë kërkesa e tij, që pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother, të hapë një profil të ri në rrjetin Instagram, që të menaxhohet nga ajo vetë. Por ajo që bie në sy është se brenda një ore më shum se 108 mijë shqiptarë i janë bashkuar faqes së re të këngëtarit. Kurse sot shifra e ndjekesve ka shkuar ne 214 mije në vetëm 24 orë nga hapja e Instagramit të ri te Luizit qe tashme eshte marre nen kontroll nga Kiara.
“Zemrat e mia kjo eshte e vetmja faqe zyrtare e Luizit, qe do te menaxhohet nga une derisa sa ai te dale nga shtepia, sic edhe Lui vet e ka kerkuar. Ju dua Shperndajeni sa me shume!! #meluizin”, ka njoftuar Kiara në llogarinë e saj në Twitter.












