Ilir Meta po sillet njësoj si Sali Berisha pasi sot ka akuzar SPAK se shumë çështje që janë depozituar nga Partia e Lirise nuk janë prekur.
Meta është pozicionuar në krah të Sali Berishës i cili prej ditësh po sulmon SPAK-un qe ka arrestuar dhëndrin e tij dhe ka marrë nën hetim ish kryeministrin për privatizimin e ish-kompleks Partizanit.
Sipas Metës, organi më i madh dhe i ri i drejtësisë tashmë është kthyer në një nga bizneset më të mëdha të qeverisë Rama.
“Shumë çështje që deputetë, funksionarë, drejtues të Partisë së Lirisë apo të opozitës i kanë depozituar në SPAK, të cilat cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik, të cilat dëshmojnë korrupsion të faktuar nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, kanë firmosur emra të njohur publikë. Ndërkohë, ju e keni parë që një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeverie është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, njerëz të dënuar nga gjykata, njerëz të dënuar edhe jashtë vendit jo vetëm këtu, të cilat ndiqen me prioritet dhe është e drejta e tyre t’i ndjekin”, shkruan Ilir Meta.












