Pas arrestimit për abuzimin me fondet e BE, SPAK ka ushtruar kontrolle ne banesën e Ilir Beqajt në Vlorë.
Burime për “Report TV” mëson se dera e apartamentit në katin e 7 të një pallati pranë Lungomares në Vlorë është hapur me forcë nga forcat zjarrfikëse pasi ka qenë e mbyllur.
Prej 4 korrikut 2024 ishin ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në paraburgim. Si GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë në një masë më të butë sigurie.
Ndaj Beqajt SPAK ka ngritur akuzat për ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore’, ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mashtrim” si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.












