Pak minuta më parë ka filluar spektakli “Big Brother VIP”, një program që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Ndërkohë për sot kanë qenë të nominuar plot 7 banorë: Qetsori, Maestro, Sabiani, Antoneta, Fotinia, Nita dhe Dea. Njëri prej tyre do lërë përfundimisht shtëpinë. Burimet pranë produksionit të Big Brother mësojnë se banori që do të largohet sonte nga shtëpia është pikërisht SABIANI, i cila ra në “gjumë” këto ditë pasi mori fund misioni i tij për të vëzhguar të bijën e tij Keisin për lidhjen e dashurise me Kristin.
Sabiani është një nga 6 banoret që ka hyrë së fundmi dhe aventura e saj do zgjasë shumë pak. Të presim dhe të shohim, momentin kur Arbana të thotë emrin e Sabianit i cila do të heqë dorë përfundimisht nga çmimi i madh.












