Ditën e sotme Olta ka zhvilluar një përplasje të fortë me Armaldon. Sipas saj, Maestro është njeri i lëkundur dhe nuk mban dot një qëndrim brenda shtëpisë së Big Brotherit.
Më tej, Olta i tha se “Maestro është bërë shok me Luizin” dhe se ja ka hedhur në plehra gjithë investimin dhe energjinë që ka shpenzuar me të. (Debati mes tyre)
Olta: Dje ishe me mua, sot je me Luizin. Mua njerëz të tillë nuk më duhen afër.
Armaldo: Perceptimi jot është i gabuar. Mjafton që unë mos të bëj dëm ty. Se me kë rri unë, se ku shkoj unë…është loja ime.
Olta: Më hodhe poshtë gjithë investimin dhe gjithë energjinë që kam shpenzuar me ty. Je mosmirënjohës. Kalove nominimin, të nesërmen në mëngjes more Kiarën për dore dhe tentuat të më vinit në lojë.
Armaldo: Jo, e ke shumë gabim, do t’a sjellësh vetë situatën këtu.












