Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi do të nderohet sot nga qeveria shqiptare me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama teksa nuk i kurseu lavdet për sportistin, njëherësh mjek në Zvicër, nuk i kurseu as batutat.
Rama tha se Alvini është ëndrra e çdo vjehrre, por shtoi se “nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i tij sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë”.
“Përveçse se është djali që çdo prind do të donte të kishte, siç tha ministrja, jam i sigurt që është dhëndri që çdo vjehrrë apo vjehërr do të donte të kishte për vajzën e vet. Nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i tij sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Jam i bindur që edhe në këtë aspekt, ai është një djalë shumë i veçantë. Më ka bërë përshtypje, mënyra se si flet për prindërit, si përshkuan nënën dhe të atin”, tha Rama.












