Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e motit të keq dhe me reshje të dendura shiu, të cilat pritet të zgjasin deri mesditën e nesërme.
Rama thotë se grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.
Po ashtu, Rama u bën apel drejtuesve të makinave që të bëjnë kujdes dhe të evitojnë qarkullimet e panevojshme.
“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Rama.












