Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Luizi po i shpjegonte Jorit pse çoi në nominim Oltën, Armaldon dhe Kristin, të cilët i sheh si pjesë e bërthamës.
Në një moment ai u shpreh se Armaldo dhe Kristi janë më të rrezikuar. Keisi tregoi vendimin e papritur që ka marrë duke na pohuar se nëse eliminohet Kristi, atëherë edhe ajo braktis shtëpinë e Big Brotherit.
“Po doli ky (Kristi) do dal dhe unë, do dal se ça do bëj këtu“, tha Keisi.
“Nuk del se po dole merr dhe Sabin mbrapa“, i tha Luizi duke na paralajmëruar një largim të 3-fishtë.
Në krahun tjetër Luizi u shpreh se Armaldo ka më shumë rrezik të dal sepse nga Kristi presin si do shkojë marrëdhënia e tij me Keisin dhe Sabianin.












